“Mik i çmuar, avokat i Shqipërisë”, Rama në krah të kryeministrit të Luksemburgut: Mbështetësi më i zëshëm për integrimin e vendit tonë në BE

Edi Rama3

Kryeministri Edi Rama pas takimit që zhvilloi sot me homologun e tij të Luksemburgut, Xavier Bettel, u ndal në një konferencë për mediat.

Ai falënderoi publikisht kryeministrin për mbështetjen e tij dhe të shtetit që përfaqëson sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE.

“Është një kënaqësi e veçantë të mirëpres sot me kolegët, kryeministrin e Luksemburgut, mik i çmuar. Mik i çmuar jo sepse fjalët e bukura duhen thënë pasi kërkon politesa e rastit, por Luksemburgu dhe kryeministri kanë qenë mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim. E falënderova përsëri dhe dua ta falënderoj publikisht për faktin se në të gjitha instancat, kryeministri ka qenë avokat i ynë kur nuk kemi qenë të pranishëm. Më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë të historisë tonë me Luksemburgut, 100 vjet nga njohja që ky shtet i bëri Shqipërisë.

Kemi folur për vijimësinë në BE, dhe kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bileterale. Barriera e perceptimin që i pengon rëndom të tjerët të vijnë në Shqipëri është kapërcyer. Nuk dua të zgjatem por shtoj se në Luksemburg ka një komunitet shqiptarët dhe kryeministri flet me admirim për shqiptarët që jetojnë në vendin e tij. Falënderoj kryeministrin edhe për interesimin e tij të posaçëm për rajonin, siç e thashë në hyrje Luksemburgu në tryezën e BE është një zë shumë i rëndësishëm. Përpjekja për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të nxitur përmirësimin e klimës, apo një proces politik sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës së interesit të Luksemburgut dhe kryeministrit Bettel. E falënderoj për rolin e veçantë në procesin e bindjes së aktorëve të tjerë për të dhënë më në fund vendimin për çeljen e negociatave.”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×