“Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm populli”, Meta: Rilindja përgjegjëse për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën

300706503 622099665951939 996033128031702694 N

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se hetimet e partisë së tij thellohen sa i takon aferës së inceneratorëve, apo dhe atë të Portit të Durrësit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta pohon se Rilindja është përgjegjëse për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Po ashtu Meta njoftoi se sot në orën 14:00 do të jetë përmes një lidhje live për News24.

REAGIMI
Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një.
Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.
Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt.

Ndërkohë sot në ora 14:00 kam kënaqësinë të jem në lidhje live me Ola Brukon në NEWS 24, duke ju ftuar të gjithëve sipas mundësive të më ndiqni.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×