“Dy herë më i lirë se te ne”, ish-ministri nxjerr çmimet nga SHBA: Si informohen konsumatorët për karburantet më të lira, s’ka monopol

1596807683 Edmondpanariti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka publikuar një tabelë me çmimin e karburantit në SHBA, si dhe njoftimin nga institucionet amerikane për konsumatorët se ku shitet dhe blihet më lirë.

Panariti shkruan se në SHBA nuk ka çmim të unifikuar, sepse ka konkurrencë mes kompanive, por edhe nivel të diferencuar taksimi të karburantit sipas vendit, pra, jo monopol. Kurse te ne, sipas tij, Bordi thotë shkoni ku të doni, nga të doni por naftës 248 lek për litër nuk i shpëtoni!

POSTIMI I PLOTË
Shkoni ku të doni, nga të doni por naftës 248 lek për litër nuk i shpëtoni!
Çfarë na thotë sot më dt 28 Gusht “bordi” i transparencës së karburanteve në Amerikë dhe ç’thotë ky i joni këtu?
Amerikë… platforma njofton se ku shitet dhe blihet më lirë karburanti në Amerikë, duke njoftuar konsumatoret për furnizuesit me emër firme, adresë qyteti dhe shteti për në dt 28 Gusht për karburantin më të lirë. (shih më poshtë bashkëngjitur)
Çfarë të bie në sy?
Nuk ka çmim të unifikuar, sepse ka konkurrencë mes kompanive, por edhe nivel të diferencuar taksimi të karburantit sipas vendit
Pra.. Jo monopol.
Gjithsesi çmimi rreth 2 herë më i lirë
Çfarë thotë bordi te ne?
Shkoni ku të doni, si të doni dhe nga të doni por 248 lek për litër nuk i shpëtoni.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×