Egnatia mendon edhe për dublimet, gati dy afrime

Egnatia e këtij sezoni pritet të ndërrojë komplet fytyrë krahasuar me atë formacion që pamë sezonin e shkuar. Tashmë e gjithë prapavija është rikompozuar nga e para duke nisur që nga porta me Sherrin e vijuar me gjithë repartin difensiv. Nuk do të jenë më as Krivanjeva, Krasniqi, por as Allmuça apo Ymeraliaj.

EGNATIA

Rrogozhinasit kanë ruajtur në këtë repart vetëm kavajasin Kacbufi dhe mesfushorin që jo pak herë është spostuar si mbrojtës i djathë, peqinasi Bledar Lila. Në mesfushë ka besuar më shumë trajneri durrsak Edlir Tetova kur ka mbajtur thuajse tërë repartin me Agbepornu, Levejdin, Xhekson. I vetmi përforcim në këtë repart është ai i beratasit Erald Hyseni. Por pritet që pikërisht te ky repart të ketë edhe dy prurje të tjera. Së bashku me të ardhurit në merkato ky repart pritet të jetë zemra e ekipit.

Risi mund të quhet edhe sulmi, ku dyshes Pedro-Delarxh i është shtuar një bomber si Ilir Camaj, tek i cili ka shumë shpresa. Po një alternativë me perspektivë është edhe ajo e Geri Selitës. Në këtë mënyrë tek Egnatia, krahas lojtarëve titullarë, ka menduar të ketë dhe një konkurrencë po aq të fortë dhe ndryshe nga sezoni i shkuar. Përjashto prapavijën, nuk dihet me saktësi se cilët do të jenë titullarët e mesfushës apo sulmit. Përpara nisjes për në Ohër do të ketë edhe dy afrime e me grupin të plotësuar ekipi do të nisë fazën përgatitore.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×