“S’kam arsye që mos të jem krenar për emrin tim”, kryetari i PL për përgjigjen e Gjendjes Civile për SPAK: Jam Ilir Metaj, që ju mos të shqetësoheni për këtë çështje…

Ilir Meta7422

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përgjigjen e Drejtorisë së Gjendjes Civile për kërkesën e SPAK për gjeneralitetet e tij.

Ai tha sot në një konferencë për mediat se është Ilir Metaj dhe se është krenar për emrin e tij.

“Ta keni të qartë; jam Ilir Rexhep Metaj. I lindur në 24 mars në Çepaj të Skaparit. S’kam arsye që mos të jem krenar për emrin tim. Edhe fëmijët e mi kanë arsye të forta që të jenë krenarë për babanë e tyre. Duhet të jeni të qetë. Shikoni skandalet se si vidhet populli shqiptar. Shikoni se si është asgjësuar gara. Se ça po i bën mafia e qeverisë këtij vendi. Meta do jetë në krye të kësaj beteje, në anën e duhur, të luftës në këtë betejë evropiane.”, tha Meta.

Mes të tjerash ai shtoi se; “Duhet të keni parasysh se çdo dokument e çdo firmë e titullarit është e shoqëruar me vulë protokolli, janë 500 verifikime nga ana formale dhe konfirmojmë mënyrën më të qartë apo autenticitetin e shkrimit. Që ju mos të shqetësoheni për këtë çështje, apo ata që e shpikën.”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×