Për herë të parë në histori në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për dy sfidat ndaj Uellsit

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit Botëror. Kuqezezat do të përballen me përfaqësuesen e Uellsit në dy ndeshje historike, më 9 dhe 13 tetor, në një tjetër moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin të dielën në Shkodër, ku do të vijojë përgatitjet për dy sfidat e këtij raundi. Për këtë përballje, trajneri Grima ka shpallur edhe listën me 24 futbolliste të grumbulluara, ku rikthehen në skuadër Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Arvina Nadiar Islami, Klaudia Borci, Florentina Kuqi dhe Qëndresa Krasniqi. Ndërsa mungesë e rëndësishme është mbrojtësja Arbenita Curraj, e cila nuk do jetë pjesë e ekipit për shkak të një dëmtimi.

Ndeshja e parë do të luhet në “Loro Boriçi” më 9 tetor, në orën 18:00, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 13 tetor, në orën 20:15 (CET). Hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas dhe ndeshjet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në FSHF Tv.

Lista e plotë

Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho

Mbrojtëse: Rexhina Maxhalaku, Sara Maliqi, Alma Hilaj, Endrina Elezaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Xhesika Ndoj, Leonora Dedgjonaj

Mesfushore: Arvina Nadiar Islami, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Qëndresa Krasniqi, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Vanesa Levenaj, Gresa Berisha

Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Klaudia Borci, Florentina Kuqi



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×