VIDEO/ “Urban Cup”, Prestige ndalet mes polemikash në çerekfinale

Prestige e ka ndalur në çerekfinale rrugëtimin në “Urban Cup 2022”, kompeticion ndërkombëtar i futbollit me 8 lojtarë që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Prestige u rendit në vend të tretë në Grupin A dhe në tetëshe kishte përballë bullgarët. Skuadra shqiptare është mundur me rezultatin 2-1 nga ekipi vendës, Raicommerc, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë polemika. Prestige e nisi mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 10-të.

PRESTIGE

Teksa Koldashi finalizoi saktë pas një asisti të marrë nga Shima. Prestige e kishte lojën nën kontroll, ndërsa pati mundësi të mira për të dyfishuar, por pa mundur të konkretizojë. Por më pas në fushën e lojës, protagonistë nisën të bëhen arbitrat, duke gjykuar hapur në favor të vendësve. Në të 34-ën, bullgarët gjejnë golin e barazimit, megjithatë Prestige nuk dorëzohet dhe hidhet në sulm për të rimarrë epërsinë.

Në të 46-ën ka një rast flagrant për penallti në favor të Prestige, me lojtarin e Raicommerc që ndërhyn krejtësisht në kohë vonesë në zonë, por për gjyqtarin gjithçka është e rregullt. Këtu praktikisht mbyllet edhe takimi, pasi kuptohet qartë se arbitrat kërkojnë që t’ia japin fitoren skuadrës vendëse.

View this post on Instagram

A post shared by Prestige MFC (@prestigemfc)

Në një situatë të tillë edhe lojtarët e Prestige e humbasin qetësinë dhe nuk kanë më kthjelltësinë e duhur. Kështu, në minutën e fundit të takimit bullgarët përfitojnë dhe gjejnë edhe golin e avantazhit, duke e fituar 2-1 ndeshjen. Por rezultati i ndeshjes kalon në plan të dytë, në një sfidë që në fund u shoqërua edhe me fyerje raciste nga vendësit.

PANORAMASPORTA.AL


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×