IKMT mbyll ditën e dytë të aksionit në “Prestige Resort”, pamjet e pazakonta kur fadromat lëvizin mes pushuesve në bregun e detit (VIDEO)

Capture

Sot është dita e dytë e aksionit të paligjshëm IKMT-së në Prestige Resort.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se turistët edhe sot janë detyruar të ndërpresin pushimet, pasi fadromat i janë afruar pishinës së fëmijëve.

“Po punohej në pishinën VIP, por fadromat janë zhvendosur në pishinat ku turistët kanë qenë duke pushuar. Pushuesit janë larguar sapo fadroma nisi punën duke shkaktuar zhurmë dhe duke u ndërprerë pushimin.
Ishin pushues të huaj si nga Holanda, Suedia e Norvegjia, dhe iu desh të largoheshin ndërkohë që donin thjeshtë të përdornin pishinat.

Sot nisi prishja në orët e para të mëngjesit dhe sapo ka ndaluar.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe nesër.

Ajo çfarë është për tu çuditur është se e shtuna dhe e diela njihen si ditë pushimi, por këtu punohet me ritëm të paparë sepse gjatë të gjithë kohës makineritë nuk pushojnë.

Në pishinat e fëmijëve kishte shumë fëmijë dhe prindërit e tyre dhe sapo ka ardhur fadroma janë larguar në drejtim të hotelit, të frikësuar.

Turistë të shumtë janë duke filmuar fadromat të cilat në mes të sezonit turistik po ecin në bregdet. Kjo është një situatë jo normale. Pamjet publikohen në rrjetet sociale nga turistët e huaj dhe shqiptarë dhe kthehen në anti-reklamë për turizmin shqiptar”, ka raportuar gazetari Stafa.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×