
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me strukturat në Berat.
Mes të tjerash, Meta foli edhe mbi aksionin që vijon prej katër ditësh tashmë ne Prestige Resort, në Golem.
Ai u shpreh se edhe pse inceneratori i Tiranës vjedh miliona euro, IKMT nuk ndërmerr aksione të paligjshme si ai tek Prestige Resort, pasi inceneratori është nën mbrojtjen e Ramës.
“ Shkon çon rruspat tek një resort nga më prestigjozët që në ’94, prish një ndërtim me leje që e ka dhënë vetë. E patë edhe pemën e jetës që e kishte lënë si do bëhet hoteli, pishinat, se nuk paska paguar taksa e ndaj qenka shqetësuar Rama. Nuk ishte kjo arsyeja. Edhe inceneratori i Tiranës është me leje me kusht njëlloj si ajo që u prish atje duke i prishur gjumin turistëve. Inceneratori i Tiranës vjedh e çon të ardhurat tek kompania mëmë. Evazioni me miliona euro po atje nuk shkon IKMT se mbrohet nga Rama.
S’ka njeri që nuk e ka kuptuar që kjo ishte një hakmarrje sepse një grup mediatik ka pasqyruar ato skandale. Për primitivizmin, për hakmarrjen personale të Ramës ndaj Beçhettit, Shqipëria ka humbur 150 mln euro. Për tekat e tyre. Për këto teka të këtij, askush nuk mund të thotë dot sot se sa do paguajë Shqipëria dhe sa do shkojë borxhi ynë”, tha Meta.
Arena e Lajmit