
Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, në një lidhje Skype në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se aksioni i ndërmarrë prej katër ditësh nga IKMT në Prestige Resort, është një ngjarje e precedentë dhe e pajustifikuar.
Ai u shpreh se kurrë më parë nuk është dëmtuar turizmi në këtë formë.
“Jam shokuar nga kjo ngjarje. Ndërhyrje shkatërruese e paprecedentë edhe e pa justifikuar ndërkohë që jemi ende në sezonin turistik. Në bazë të kontratave të tour kompanive, Prestige ishin të prenotuar.
I referohem asaj që kam raste të tillë të dëgjuar në Greqi kur ka shtesa pa leje dhe shteti u vendos gjobë si masë administrative.
Çfarë do shteti qoftë, sidomos i yni që ka prioritet turizmin për ekonominë, duhet të kishte shtyrë një ndërhyrje të tillë kur të mbaronin kontratat kontraktuale me kompanitë e tjera për turistët. Kontratat kanë qenë të parapaguara. Ndërkohë Tour Operatorët kanë paguar avionët dhe janë para të humbura, kush do ta paguajë?
Dëmi është edhe më shumë se financiar se kemi një prishje të imazhit të Shqipërisë. Me plot bindje them që kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, vetëm për një ndërhyrje që mund të shtyhej”, tha zoti Kasa.
Arena e Lajmit