VIDEO/ Sakrifikoi pistën e shtëpisë për të shpëtuar jetën e pilotit tjetër, ja kush ishte heroi i vërtetë i garës së fundit në Formula 1

Një aksident horror në fillim të Çmimit të Madh të Britanisë ishte ngjarja që mori vëmendjen më të madhe të medias. Një përplasje mes pilotëve në kthesën e parë të pistës solli një kaos të vërtet mes makinave, me pilotin kinez, Guanju Zhu, i cili rrezikoi të humbte jetën e tij.

rasell-zhu

Nga kjo përplasje doli nga pista edhe piloti britanik i Mercedezit, Xhorxh Rasëll, makina e së cilit nuk kishte probleme të mëdha dhe mund të garonte sërish nëse do të shkonte në pit stop.

Gjithsesi ai zgjodhi që të mos rrinte duarkryq dhe doli menjëherë nga makina e tij për të shpëtuar jetën e pilotit kinez. Gjithashtu ai kërkoi dhe ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor duke qëndruar pranë makinës Alfa Romeo të Zhus, e cila ishte me kokën poshtë dhe kishte rrezik të mbulohej nga flakët.

 

 

Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, Rasëll më pas shkoi me vrap drejt pilotit tjetër Aleksandër Albon, i cili ngeli i trullosur nga përplasja dhe e ndihmoi që të dilte nga makina, ndërkohë që komisarët e pistës po ndihmonin Zhunë.

Edhe pse ishte një gjest heroik nga ana e britanikut, komisarët e garës nuk e lejuan Rasëllin të vazhdonte garën e tij, për shkak se theu rregullat e FIA-s duke dalë nga makina pas një aksidenti.

Gjithsesi duket se kjo gjë nuk i ka interesuar shumë, me 24-vjeçarin që me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruante: “Në radhë të parë, gjëja më e rëndësishme është se Zhu është mirë. Ai ishte një incident i frikshëm dhe të gjithë meritat i shkojnë komisarëve dhe stafit mjekësor për reagimin e tyre të shpejtë. Sigurisht i zhgënjyer që duhet ta mbyllja garën në këtë mënyrë dhe i kërkoj falje skuadrës dhe fansave. Fantastike të shihje Luis Hemiltonin të arrinte një tjetër podium, ne po bëjmë progres”.

 

Reagimet e fansave pas këtyre fjalëve ishin të menjëhershme, duke e quajtur Rasëllin një hero të vërtet për gjestin që ai bëri.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×