“Thirrje atyre që janë në shtëpi e shohin nga divani”, protestuesi-shqiptarëve: Një i ri u vra në mes të Tiranës, reagoni! Sa do të vazhdojë kjo çmenduri!?

501be7b7 7ae0 4109 B2a9 8c564cb71df3

Është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje protesta e paralajmëruar për vdekjen e Lear Kurtit. 32-vjeçari humbi jetën në komisariatit nr.3 në Tiranë pas shoqërimit nga policia.

Gjatë kësaj proteste një qytetar i revoltuar i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke mos reaguar për padrejtësisht që po ndodhin në vend.

Kush e ka radhën? Çuçi ik.. Kush do të vritet prapë nga policia, Sa do të zgjasë kjo çmenduri. Po na vrasin, ditën , natë dhe nuk reagojmë. Thirrje atyre që rrinë në shtëpi në divan. A nuk ju vjen turp. Thirrje baballarëve. Si mund të rrini në shtëpi? Nuk po ndodh vetë njëherë. Policia vret qytetarët. Kush është reagimi i institucioneve. Policët thonë janë të pajisur me kamare, përse nuk dalin. Komisariatet të pajisura me kamera, për se nuk bëhen publike? Përse i fshehin? Këta që flasin për patriotizëm, përse s’i nxjerrin. Kujtojmë Klodian Rashën. Nuk kërkuan falje. Një i ri u vra në mes të Tiranës dhe askush nuk reagoi. Sa do të vazhdojë kjo çmenduri? Nëse nuk kuptojmë se duhet të reagojmë do të mblidhemi sërish pas 2-3 muajsh për të qarë të vrarin e radhës nga kjo polici”, tha  një protestues.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×