Dueli i Ligës së Konferencës/ Laçi publikon çmimet e biletave, më e lira kushton… 600 lekë

Laçi ka mbyllur me sukses fazën përgatitore në Pogradec teksa ditën e shtunë  kurbinasit janë kthyer në kryeqytet, ku edhe pjesa dërrmuese e lojtarëve janë të akomoduar, teksa tashmë e gjithë vëmendja është te sfida e Ligës së Konferencës.

LACI

Laçi është pritës në ndeshjen e parë, ndaj malazezëve të Iskras, sfidë e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Ky takim do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh nga Luksemburgu.

Kurbinasit së fundmi nëpërmjet faqes zyrtare kanë dhënë dhe informacionin e nevojshëm për biletat e duelit ndaj Iskras.

Tre janë tribunat, ndërsa çmimet variojnë si në vijim. 600 lekë është më e lira, pikërisht në tribunën prapa porte. 1000 lekë në tribunën E që është karshia dhe 2000 lekë kushton për ta parë ndeshjen nga tribuna kryesore.

Biletat do jenë në shitje nga dita e martë (5 korrik) në qytetin e Laçit, ndërsa në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena” shiten ditën e enjte, kur luhet ndeshja.

View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

PANORAMSPORT.AL


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×