Totenhemi i Antonio Kontes finalizoi disa ditë më parë marrëveshjen për sulmuesin brazilian Richarlison, i cili u transferua nga Evertoni për 50 milionë paund. Sidoqoftë tifozët londinezë duhet të presin për të parë 25-vjeçarin të luaj me klubin për shkak të një pezullimi të cilin ai e ka ende aktiv për hedhjen e një flakadani gjatë festimeve të golit kundër Çelsit.
Sulmuesi i surprizojë të gjithë gjatë festimeve të golit kundër “Bluve” që muajin Maj teksa mori një flakadan i cili gjendej në fushë dhe e hodhi atë mbrapsht drejt publikut.
Federata Angleze e Futbollit mori masa ndaj futbollistit pas shqyrtimit të çështjes në përfundim të sezonit duke e dënuar atë me një gjobë prej 25 mijë paund dhe një ndeshje pezullim e cila është e vlefshme edhe pas largimit të tij nga Evertoni, të cilën ai do ta shlyej ndeshjen e parë të sezonit të ri ku nuk do të lejohet të luaj për Totenhemin.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…