Reali i Madridit ka mbyllur shpejt afrimet në skuadër dhe tani detyra e drejtuesve të klubit është të largojnë lojtarët e tepërt, për të grumbulluar disa milionë euro më shumë.

Një nga lojtarët që pritet të lërë Madridin është sulmuesi serb Luka Joviç. Sipas mediave spanjolle, Joviç pritet t’i bashkohet Fiorentinës.
Fillimisht u fol për një huazim të sulmuesit te skuadra vjollcë. Por situata ka evoluar në orët e fundit dhe mes palëve po diskutohet për një transferim përfundimtar të tij në Firence.
Por natyrisht që Reali i Madridit ka vënë disa kushte për t’ia lënë sulmuesin Fiores me parametra zero. Në radhë të parë, Fiorentina do të marrë përsipër pagën e lojtarit.
Klauzola tjetër është se Reali do të mbajnë 50% të fitimeve nga shitja e mëtejshme e sulmuesit. Me këtë lëvizje, Reali i Madridit shpreson të kompensojë disi shpenzimet e bëra për ish-lojtarin e Frankfurtit.
Kujtojmë se Reali i Madridit pagoi 60 milionë euro për shërbimet e tij në vitin 2019.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then