Rikthimi në Kategorinë e Dytë/ Bashkia nis negociatat për privatizimin e klubit

Pas rikthimit në Kategorinë e Dytë, Delvina do të ketë tjetër “fytyrë”. Gazeta mëson se po punohet për afrimin e një sponsori të fuqishëm, që do të financojë në rimëkëmbjen e ekipit. Emri nuk bëhet i ditur, por bëhet fjalë për një biznesmen që është pjesë e shoqatës “Bashkimi delvinjot” në Athinë.

Delvina-Tomori

Ai është në pritje të përfundimit të procedurave ligjore, me qëllim konfirmimin si sponsor. Burime të besueshme nga klubi zbulojnë se pak ditë më parë personi në fjalë ka nisur negociatat me kryebashkiaken Majlinda Qilimi. Po flitet edhe për privatizimin e klubit, ndaj nuk është habi që ai të marrë edhe statusin e presidentit me të drejta të plota. E megjithatë, më shumë detaje do të zbulohen para datës 20 korrik.

TOMOR SHEHU – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×