
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se ky i fundit e sheh zhvillimin te krimi dhe jo te arsimi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili pohon se Rama dhe Çuçi zhvillimin e lidhin vetëm me krimin.
Vasili ka postuar një deklaratë të Çuçit, ku ky u fundit thotë se; “Vrasje do të ketë gjithmonë, nuk ka zhvillim pa krim”.
REAGIMI I VASILIT
Rama e sheh zhvillimin te krimi dhe jo te arsimi!
Shqipëria mund te zhvillohet e te fuqizohet vetem permes arsimit dhe dijes!
Por Rama dhe Çuçi zhvillimin e lidhin vetem me krimin.
Po te ishte ndryshe Rama do ta kishte shkarkuar pa dale nga emisioni Ministrin e Brendeshem!
and then