
Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të premte një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës në Përrenjas. Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal tek inceneratorët si edhe tek kriza në vend, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm tallet me qytetarët shqiptarë.
“Po ndalem vetëm në deklarata e fundit, për të vjedhur. I zbrazi digat për të vjedhur. Digat nuk zbrazen kurrë verës. Zbrazja e tyre verës është një krim i vërtetë. I zbrazi vetëm e vetëm që të thotë se liqenet shteruan dhe tani duhet të fillojnë punën dy gjeneratorë monstruozë të sjellë nga Bangladeshi që prodhojnë në 24 orë tonelata të tëra squfuri se punojnë me mazut. Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite. Që të gjitha i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe tani për të qetësuar thoshte, Skavica do të na i zgjidhë këto. Prisja të thoshte që Skavica çlirimi i 2-të i Shqipërisë siç thoshte Enver Hoxha për Elbasanin. Vlorën po e helmon, Dibrën po e mbyt dhe këtë zgjidhje jep, dhe këto do ti mbulojë me propagandë. Por kjo qeveri dhe ky person dhe është shumë e rëndësishme që të angazhohemi në një dialog me çdo shqiptar. Ky ka tejkaluar çdo limit, vjedhje, çdo gjë. Merr e firmos aferën e djegësve, 430 milionë euro. Në vitin 2015 ka filluar. Asnjë djegës nuk është më në punë. Edhe Elbasani që punoi disa muaj apo vite, se di tani, tani është jashtëfunksioni. Pse? Sepse edhe ai ishte i çmontuar në Tiçino, pasi ishte jashtëpërdorimit dhe u vendos këtu e nuk punon më. Por taksapaguesit shqiptarë tani paguajnë 430 milionë euro gjobë. Që të gjitha të vjedhura dhe të ndara mes Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Lefter Kokës. Do thoni ju, po ti ku e di? Po e di unë, edhe ju duhet ta dini. Për një kryeministër, ministër, që të mos bëjë keq, që të mos mund të pasurohet vetë ka ligje. Në rast se ai zbaton ligjin nuk mund të grabisë. Por kur ai shkel ligjin e bën vetëm për veten e tij. Edi Ramës i tha Agjencia Kombëtare për Prokurimet Publike; Mos firmos sepse nuk lejohet me procedurën me negociata të mbyllura. Ai firmosi, pasi se nuk kishin gjetur një mekanizëm për të mbushur valixhet me euro. Sot asnjë djegës, dy djegësit, Fieri dhe Tirana nuk janë ndërtuar fare, por as i Elbasani nuk punon. Të njëjtën gje bënë me Butrintin, Portin e Durrësit dhe me radhë.,” tha Berisha.
Arena e Lajmit
and then