Hetimet për vdekjen e Lear Kurtit/ “Erdhi pa shenja jete”, Prokuroria merr në pyetje 6 mjekët dhe infermierët e Traumës, çfarë deklaruan

Lear Kurti 1

Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës. Dëshmia e tyre dhe qëndrimi ka qenë i njëjtë edhe në kartelën mjekësore për Lear Kurtin më 19 tetor.

Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Traumës në dëshminë e tyre kanë konfirmuar se trupi i Lear Kurtit ka mbërritur i pajetë mbrëmjen e 19 tetorit pas shoqërimit nga policia.

“Erdhi pa shenja jete, i dhamë ndihmë, por nuk mbijetoi”, mësohet të kenë thënë bluzat e bardha në dëshminë e tyre para prokurorisë. Prokuroria po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë të Spitalit të Traumës. Fillimisht, AMP deklaroi se i riu humbi jetën në spital, ndërsa mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë, deklaruan se ai kishte mbërritur atje pa shenja jete.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×