Ekzekutimi i 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit” nga vrasës me pagesë? Pista kryesore ku po hetohet, dyshohet se autorët…

Vrasja Kodra 770x447

Detaje të reja janë mësuar rreth hetimeve të kryera për vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj, mbrëmjen e së dielës tek “Kodra e Diellit” në Tiranë.

39-vjeçari sapo ishte kthyer nga Lezha në Tiranë me makinën e vëllait të tij.

“News24” mëson se pista kryesore e hetimeve është hasmëria dhe bazuar në këtë pistë grupi hetimor ka ngritur dyshime që autorët mund të kenë ngatërruar edhe objektiv pasi 39-vjeçari po udhëtonte me makinën e vëllait.

39-vjeçari është vëzhguar nga autorët prej ditësh duke pasur të qartë edhe itinerarin dhe lëvizjet me makinën tip Audi që përdorej nga 39-vjeçari.

Dyshohet se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë. Autorët dyshohet se janë tre persona.

Një person ka kryer ekzekutimin pak metra larg banesës së 39-vjeçarit, ndërsa personi tjetër e priste pak metra poshtë vendit të ngjarjes në rrugën kryesore jashtë rezidencës së “Kodrës së Diellit” me një mjet tip Benz dhe më pas në Qafë-Kashar e kanë djegur mjetin tip Benz, aty ku i priste një person tjetër me një automjet tjetër me të cilin janë larguar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×