
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka postuar spotin e protestës e cila do të mbahet në 13 shtator, mbi aferën e inceneratorëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi u shpreh se Inceneratori i Tiranës është vendi i krimit nga mafia në pushtet, aferë pë të cilën tha se është e faktuar me prova në SPAK.
Postimi i plotë:
Inceneratori i Tiranës është vendi i krimit nga mafia në pushtet! I faktuar me prova në SPAK.
Inceneratori i Tiranës është plani financiar 30 vjeçar me qëllime personale i kryeoligarkut Rama, ndihmuar nga “avokati i inceneratorëve” Veliaj, që furnizohet çdo ditë duke futur dorën e gjatë hajdute të Rilindjes në xhepat e shqiptarëve.
Paguajmë sot tarifa shumë të larta klienteliste, për shërbime që nuk i marrim dhe për investime të pa kryera.
Mijëra biznese të vogla ulën qepenin prej gjobave për kupon tatimor, ndërsa vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon miliona euro!
Qytetarëve i vendoset fasha e përdorimit të energjisë elektrike, ndërsa pagesat milionëshe nga taksat tona nuk ndalojnë për inceneratorin.
Arena e Lajmit
and then