
Autoritetet belge kanë kërkuar informacion për lidhjet shoqërore për Kevin Zeneli alias Sucin, i konsideruar si krahu i djathtë i Kasandër Nogës.
Autoritet belgë kanë dërguar një letërporosi në Shqipëri pasi kërkojnë informacion për skedën e tij nëse ka apo jo rekorde të tjera penale.
Kujtojmë se Suçi kërkohet nga drejtësia belge si autor i atentatit ndaj Erjon Hasanbelliut të ndodhur në Belgjikë.
Emri i tij doli në skenë pas arrestimit të vëllezërve Beqiraj. Këta të fundit e akuzojnë si autor të disa vrasjeve, ndërsa autoritetet belge dyshojnë se Kevin Zeneli alias Suci fshihet në Shqipëri.
Arena e Lajmit
and then