“’Kryevepra’ e paligjshmërisë dhe e korrupsionit”, Meta për protestën e 13 shtatorit: Është e qytetarëve, qeveria po i zhyt në varfëri ekstreme

888858474

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar sërish se protesta e thirrur më 13 shtator për inceneratorin e Tiranës, është protestë e qytetarëve.

Meta shprehet se “korrupsioni galopant i qeverisë po i zhyt në varfëri ekstreme dhe po i dëbon nga Shqipëria” dhe se shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë.

“Protesta e 13 Shtatorit është protesta e qytetarëve! Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë dhe çdo minutë, sepse korrupsioni galopant i Qeverisë po i zhyt në varfëri ekstreme dhe po i dëbon nga Shqipëria!

Të martën, ora 18:00, takohemi të gjithë tek inceneratori i Tiranës, “kryevepra” e paligjshmërisë dhe e korrupsionit”, shkruan Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×