
Karabinierët në zonën e Lucca-s në Itali kanë ndaluar dhe arrestuar një të ri shqiptar pasi është kapur me një sasi lënde narkotike kanabis dhe një sasi parash që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e kanabisit.
27-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë u ndalua në makinën e tij dhe më pas iu nënshtrua kontrollit ku u gjet dhe sasia prej 88 gramësh kanabis dhe 430 euro.
Megjithatë pas arrestimit i riu shqiptar i ka shpëtuar qelisë pasi në përfundim të seancës penale gjykata ka vendosur të zbatojë masën e detyrimit me paraqitje për 27-vjeçarin.
Arena e Lajmit