“A e kanë paguar taksën e infrastrukturës?”, Vasili nxjerr kërkesën për Ramën: Informacion për kullat që kanë përmbytur kryeqytetin

Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar sërish kërkesën për informacion për kullat në Tiranë, por këtë herë drejtuar kryeministrit Edi Rama si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit.

Vasili pyet a e kanë paguar taksën e infrastrukturës këto kulla dhe mandatpagesat, që e provojnë këtë.

Ai thekson se qytetarët janë zotër të Tiranës dhe ata do të kërkojnë llogari deri në një për çdo metër katror të qytetit të tyre.

Përveç pyetjeve të drejtuara dje, Vasili ka shtuar edhe një tjetër pyetje nëse kompanitë që kanë marrë lejet e ndërtimit, a e kanë paguar taksën e infrastrukturës, duke kërkuar gjithashtu edhe kopje te mandat pagesave.

“I jam drejtuar me kërkesë zyrtare Edi Ramës si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit.
I kam kërkuar Edi Ramës informacion për kullat, që kanë përmbytur Tiranën.
I kam kërkuar saktësisht:
📌 a e kanë paguar taksën e infrastrukturës këto kulla dhe mandatpagesat, që e provojnë këtë.
📌 cili është dokumentacioni se si janë miratuar këto leje
📌 për sa kate janë dhënë lejet e këtyre objekteve
📌 sa është respektuar leja e dhënë
📌 cilat janë shtesat pa leje.
Qytetarët janë zotër të Tiranës dhe ata do të kërkojnë llogari deri në një për çdo metër katror të qytetit të tyre”, shkruan Vasili.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×