“Ilir Meta, aksionin e parë opozitar po e zhvillon tek Inceneratori i Tiranës”, gazetari jep detajet para nisjes së protestës së thirrur nga Partia e Lirisë

Capture

Ndërkohë që na ndajnë vetëm një orë nga nisja e protestës së paralajmëruar nga Partia e Lirisë në inceneratorin e Tiranës,qeveria ka marrë masat për përballimin e protestuesve.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa pranë inceneratorit të Tiranës kanë mbërritur forca të shumta të policisë teksa brenda inceneratorit janë futur rreth 10 furgona të policisë.

“Pasi hoqi petkun e presidentit të vendit, Ilir Meta aksionin e parë opozitar do ta zhvillojë pranë inceneratorit të Tiranës. Një numër i shtuar i forcave policore ka mbërritur në vend, deri tani kam numëruar 10 furgonë policie, janë futur brenda inceneratorit”, ka raportuar gazetari Stafa.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×