Protesta e Partisë së Lirisë, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet!

Ambasada Amerikane

Teksa nuk na ndan shumë nga protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, vjen një reagim nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambasada iu bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin turmat në zonën e Sharrës, pranë inceneratorit të Tiranës, vendi ku do të zhvillohet dhe protesta.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin që bëhet sa herë ka ka protesta të tilla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×