
Policia federale gjermane sekuestroi 2.3 kilogramë kokainë me vlerë 167,000 euro, ndërsa në pranga ra një shqiptar.
Mediat gjermane raportojnë se arrestimi i 37-vjecarit shqiptar më 31 tetor të këtij viti, në orën 01:30, teksa drejtonte një ‘Mercedes C 200’ u krye në Hamburg. Gjatë kontrollit, shqiptari i dorëzoi policëve pasaportën e tij të vlefshme shqiptare. Kur u pyet për arsyen e udhëtimit, ai u tha zyrtarëve në anglisht se ishte nga Antwerp dhe ishte rrugës për në Hamburg.
I pyetur për objekte të ndaluara apo të rrezikshme si armë, sasi më të madhe parash apo lëndë narkotike, shqiptari u përgjigj se ‘jo’. Në kontrollin e mëpasshëm të automjetit, efektivët gjetën dy pako me gjithsej 2.3 kilogramë kokainë nën një mbulesë plastike në pjesën e motorit. Tashmë shqiptari ndodhet pas hekurave.
Arena e Lajmit