“Do jetë vjeshta e përballjes”, deputeti i PD, Spaho nga protesta e Partisë së Lirisë: Ku janë peshqit e mëdhenj të arrestuar? Ku është SPAK-u me aferën e inceneratorëve?!

Whatsapp Image 2022 09 13 At 19.37.27

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shfaqur sot në krah të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ka dhënë mesazhe të forta nga protesta para inceneratorit të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Spaho tha se SPAK nguron që të bëjë detyrën.

“Të nderuar pjesëmarrës jam këtu për të bashkuar zërin dhe për të protestuar ndaj aferës më të madhe kriminale dhe korruptive që ka ndodhur në 30 vitet e fundit. 430 ln euro i janë dhënë Gugalljas për të prodhuar energji elektrike. Ku jemi sot? Ky është një nga vendet e krimit. Po të shkosh në Elbasan është tërësisht jashtë funksionit. Në shtator të vitit të shkuar u ngrit një komision hetimor për të zbardhur abuzimin me inceneratorin. Synimi nuk ishte që të zbardhej afera, por të paraqiste Rama justifikimin e vjedhjeve të 430 mln eurove. Dy nga gazetarët më aktivë që kishin filluar të parët për të zbuluar aferën nuk u lejuan në komision. KLSH nuk u ftua të depononte.

Ai paraqiti një raport për të vënë para ligjit zyrtarët që janë të përfshirë në aferë. Më pas një pjesë e fakteve që janë bërë publike, na ishin vënë në dispozicion që në kohën që bëhej. Pa mjete, pa punëtorë, që drejtoheshin nga pensionistë 80-vjeçarë. Bëmë një reformë të madhe në drejtësi që nga viti 2015, kohë kur nisi kjo aferë. Ka 7 vite kjo aferë. Do kapen peshqit e mëdhenj, po ku është SPAK-u me aferën e inceneratorëve? Nuk nguron me vrap, bend ditës që të hetojë kundërshtarët politikë, por për këta që marrin 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve, zvarrit çështjen. Kjo do të jetë vjeshta e përballjes”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×