I riu shqiptar gjendet i groposur në një plazh të Greqisë, dyshohet se është vrarë. Kufoma kishte plagë të shumta në…

Kupar Nekros Paralia Al

Një i ri shqiptar është gjetur i vrarë në Qiparisia të Greqisë. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar që ishte i groposur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia, ndërsa në trupi i pajetë kishte kryesisht lëndime në kokë.

Në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i zonës.

Paralelisht me mbledhjen e provave, policia është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore. Deri më tani nuk dihen ende detaje rreth identitetit të shqiptarit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×