Bajernit i ofrohet ish-i i Juves për të zëvendësuar Levën, drejtuesit gjermanë japin menjëherë përgjigjen

Bajerni i Mynihut nuk ka refuzuar vetëm Kristiano Ronaldon në merkaton e kësaj vere, por një tjetër sulmues të madh, Alvaro Moratën. “Sport1” zbulon se kampionët e Gjermanisë nuk ishin të interesuar për transferimin e sulmuesit spanjoll, edhe pse ai i është ofruar vazhdimisht këtë verë.

morata

Morata, i cili sezonin e fundit luajti i huazuar te Juventusi, por kartoni i tij mbetet në pronësi të Atletikos së Madridit, shënoi vetëm 9 gola për italianët në 35 ndeshjet e Serisë A sezonin e fundit. Bilanci i 29-vjeçarit është 35 gola në 130 ndeshje në Serinë A dhe 43 gola në 112 takime në La Liga.

Por sërish ai nuk garanton golat e Robert Levandovskit në Mynih, i cili flet me statistika krejtësisht të tjera. Numri 9 i Bajernit, i cili po kërkon të transferohet drejt Barcelonës këtë verë ndonëse, ka edhe një vit kontratë në “Allianz Arena”.

Ai ka shënuar 312 gola në 384 ndeshje në Bundesligë. Polaku është një prej sulmuesve më të mirë të historisë së klubit, i cili ka ndihmuar skuadrën në sukseset e tetë viteve të fundit.

Morata, i cili ka një kontratë në Madrid deri në vitin 2024, është në shitje, por shifrat e tij në sezonin e fundit e bëjnë të vështirë detyrën e Atletikos për të marrë atë që kërkojnë.

Sipas “Sport1”, drejtuesit e Bajernit të Mynihut nuk i besojnë emrit të tij për të zëvendësuar Robert Levandovskin. Në rast se sulmuesi 33-vjeçar do të transferohet në “Camp Nou”, atëherë 10 herë fituesit radhazi të titullit në Gjermani do të kërkojnë një emër sulmuesi, i cili u garanton atyre rreth 30 gola në sezon, por këto vetëm në Bundesligë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×