Pas unifikimit të Abetares me Kosovën, Kushi jep një tjetër lajm të mirë: Së shpejti tekst i përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

306479830 555487609709592 1438561252386937299 N

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt,” – shprehet ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×