Surpriza e fazës përgatitore në Slloveni. Partizani blindon për katër vite një prodhim të akademisë

Partizani nga nuk ka kërkuar për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, por nuk e kishte ditur se të ardhmen e këtij roli e kishte pasur brenda familjes. Bëhet fjalë pikërisht për 19-vjeçarin Paulo Buxhelaj, i cili është produkt i akademisë së Partizanit.

partizani u19

Para fillimit të fazës përgatitore në Slloveni drejtuesit dhe trajnerët e akademisë ua kanë sugjeruar drejtuesve që të merrnin me ekipin e parë edhe mbrojtësin Buxhelaj. Rekomandimi ka dalë i goditur, pasi mbrojtësi ka zhvilluar një fazë të mrekullueshme në Slloveni, ku edhe i ka surprizuar drejtuesit.

Të bindur nga cilësitë e tij, por edhe të habitur që e paskan pasur një “xhevahir” të tillë në klub, drejtuesit menjëherë janë ulur me lojtarin dhe në fund kanë firmosur një kontratë bashkëpunimi për katër vitet në vijim.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×