Aksidenti në Lezhë, policia jep detaje: Të plagosur 3 pacientët dhe infermieri i spitalit. Ja gjendja e tyre

Ambulanca 1

Policia e Lezhës jep detaje për aksidentin e ndodhur sot në Lezhë, ku një ambulancë doli nga rruga dhe u përmbys në një arë. Janë 4 persona të plagosur, infermieri dhe 3 pacientë që ndodheshin në ambulancë.

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, në fshatin Markatomaj, shtetasi V. T., duke drejtuar automjetin me shërbim ambulancë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit F. Gj., 34 vjeç, infermier në Spitalin Rajonal Lezhë dhe shtetasit N. T., 77 vjeç, M. T., 74 vjeçe dhe M. P., 73 vjeç (pacientë në autoambulancë). Të 4 shtetasit po marrin ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Lezhë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. T. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×