Sindrit Guri është në radarin e Vllaznisë. Sulmuesi shkodran që spikati me Kukësin ka ngjallur interesin e kuqebluve për ta pasur në gjirin e tyre në edicionin e ri.
Aktualisht, shtatlarti është pjesë e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, që merr pjesë në Ligën e Konferencës.
Por, me të përfunduar aventura europiane, ai pritet të largohet nga kuqezinjtë, pasi nuk e ka rinovuar marrëveshjen me tetovarët.
Vllaznia është kandidat potencial për shërbimet e tij, por duhet thënë që interes ka pasur edhe Partizani.
Në sezonin 2017- 2018, ai shkëlqeu te Kukësi, duke realizuar plot 20 gola në 34 ndeshje që u aktivizua.
Emri i tij në fakt ka dalë shpesh te Vllaznia, por nuk është realizuar transferimi. Një gjë e tillë do të mësohet pas Kupave të Europës.
ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit

Loading…
Loading…