Nis mblidhja e Grupit Parlamentar/ “Ftesa ime është dhe për deputetët e PD që s’janë këtu”, Boçi: Beteja jonë në Parlament të jetë për qytetarët e braktisur (LIVE)

Ca73c5cd C584 4587 Bc26 4261168336f1

Shtatori ashtu siç ishte paralajmëruar nga krerët opozitarë që do të ishte tepër i nxehtë, edhe ka nisur, me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ka mobilizuar të vetët. Ky i fundit mblodhi sot Grupin Parlamentar të PD.

Ajo pritet me interes të madh për shkak edhe të vendimit të rreth dy javëve më parë nga 28 deputetë demokratë për të mbajtur kryetar të grupit, Enkelejd Alibeajn.

Mbledhja gjithashtu zhvillohet vetëm 5 ditë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, që është vendosur të mbahet në 26 Shtator dhe pritet që të merren vendime të rëndësishme për aksionin politik.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ishte i pari që mori fjalën në mbledhjen e grupit, dukë bërë një thirrje për të gjithë deputetët edhe ata që nuk ndodheshin në sallë, të njohur si Grupi Alibeaj.

Boçi kërkoi që të gjithë deputetët që janë zgjedhur nën siglën e PD, që në thelb të betejës në Parlament të vendosin problemet dhe hallet e qytetarëve.

“Qytetarët ndihen të braktisur dhe të grabitur nga kjo qeverisje. Në këto rrethana kur kjo qeveri ka nisur dhe një kryqëzatë tjetër ndaj medias dhe zërave kritikë është e domosdoshme që beteja jonë parlamentare të njohë një stad të ri. Unë dua të bëheni zëri i një qytetari që lufton dhe ngre zërin për të drejtat e tij. Lufta jonë politike duhet të dëshmojë të gjithë interesat dhe problemet e qytetarit. Ftesa ime është për deputetët e pranishëm dhe të gjithë deputetët e Partisë Demokratike”, tha Boçi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×