Nuk ishte në planet e klubit, Laporta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes së Barcelonës me sulmuesin “190 milionë euro”

Osman Dembele ishte drejt largimit nga Barcelona.

DEMBELE 1

Por mesa duket presidenti i katalanasve, Hoan Laporta nëpërmjet një deklarate ka thënë se gjatë kësaj jave do të zyrtarizojnë marrëveshjen e Dembelesë dhe të Rafinjës:

“Po, brenda kësaj jave do të prezantojmë Rafinjën dhe do të zyrtarizojmë arritjen e marrëveshjes me Dembelenë.”, tha numri një i klubit blaugrana.

Sulmuesi francez u transferua nga Borusia e Dortmundit te Barcelona në verën e vitit 2017 për shifrën stratosferike 190 milionë euro.

Në sezonin e fundit me fanellën e katalanasve në La Liga, 25-vjeçari u aktivizua gjithsej në 21 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar 13 herë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×