Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, SPAK thërret ish-kryeministrin Berisha. Ja kur do të pyetet kreu i PD

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24. Ajo tha se përveç ish-kryeministrit Berisha, është planifikuar që të merret në pyetje si person që ka dijeni për procedurat dhe ish-ministri Arben Imami.

Po ashtu në pyetje do merret dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë.

Kujtojmë se në pyetje sot për këtë çështjes u mor ish-ministri Fatmir Mediu.

Mediu tha për mediat se ishte pyetur nga prokurorja si person që ka dijeni për çështjen ndërsa kujtoi se nuk mund të fliste më shumë detaje si pasojë e sekretit hetimor.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×