“Shtëpia në pronësi të Viktor Çervanakut”, operacioni për drogë në Fier, kryeplaku i fshatit: Mund të ishin rreth 200 thasë. U gjetën fishekë dhe…(VIDEO)

Operacioni Ne Fier Frakull Kryeplaku

Kryeplaku i Frakullit të Madh në Fier, Fiqiret Muçaj, në një prononcim për gazetarin Ervis Kuçi për News24 ka deklaruar se 50 efektivë policie kanë qenë të pranishëm në kontrollin që është bërë në shtëpinë e Viktor Çervanakut, personit ku u gjet sasia e narkotikëve.

“Unë jam kryeplaku. Më thirrëm më thanë të jesh i pranishëm në kontrollin që i bënë tek shtëpia.

Nuk i gjetën asgjë, i gjetën vetëm disa fishekë aq pash unë.

Thasët kanë pleh organik. Në brendësi nuk kishte gjë tjetër. Mund të ishin 200 thasë, ishin jashtë jo në magazinë.

Armë nuk pashë, vetëm fishekë. Kjo shtëpi është e Viktor Çervanakut. 50 policë ishin të pranishëm në kontroll, civilë ka shumë por nuk mund ti identifikoj, të huaj nuk pashë.

Policët kanë ardhur nga Tirana. Çervanakun nuk e njoh për të tillë. Kjo nuk është magazinë është shtëpi”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×