Rafael Leao u rikthye dje te Milanello dhe filloi sezonin e tij të katërt me fanellën kuqezi.
Pasi ishte arma shtesë e Milanit për të fituar titullin e 19-të, sulmuesin tashmë po e pret detyra më e vështirë në futboll, që është ajo e vitit të konfirmimit.
Pastaj ka edhe një gjë tjetër që po rezulton më e ndërlikuar se sa pritej: po flasim për rinovimin, që po vonon të mbërrijë. E gjitha kjo, siç thuhet, pavarësisht dëshirës së përbashkët që palët të ecin përpara së bashku.
ASNJË OFERTË – Siç raportoi edhe “La Gazzetta dello Sport”, në Casa Milan nuk ka mbërritur asnjë ofertë reale për Leaon, por nuk kanë munguar edhe shprehjet e interesit, sidomos ato që kanë ardhur nga Anglia.
Kuqezinjtë, megjithatë, nuk kanë ndërmend ta shesin portugezin, sepse konsiderohet si një nga shtyllat kryesore, mbi të cilën do të mbështetet skuadra e së ardhmes.
Për ta bindur atë të nënshkruajë rinovimin, do të nevojitet një sforco ekonomike shtesë, të cilën “Djalli” është gati ta bëjë.
PROPOZIMI – Propozimi i parë prej 4.5 milionë eurosh në sezon nuk ishte i mjaftueshëm, por tani drejtuesit kuqezinj janë autorizuar të rrisin ofertën deri në 6 milionë neto në sezon.
Ky është demonstrimi dhe Milani dëshiron me çdo kusht të rinovojë kontratën e xhevahirit të tij.
Leao është gati të blindohet nga një kontratë 6 milionëshe në sezon deri në vitin 2027. Ky do të ishte një përjashtim, pasi edhe pronari Xherri Kardinale duket të ketë dhënë miratimin e tij.
Flitet gjithashtu për ngritjen e klauzolës deri në 250 milionë, praktikisht 100 më tepër se 150 milionët aktualë. Një mbrojtje vërtet e blinduar për ndërtimin e një Milani të madh me Leaon si protagonist.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Loading…
Loading…