Tibo Kurtua tregoi edhe një herë se pse Real Madrid insistoi aq shumë për ta patur në radhët e tij. Portieri belg, ishte vendimtar në ndeshjen e kthimit ndaj Mançester Sitit me disa pritje, sidomos në shtesë, për të siguruar suksesin 3-1 të ekipet të tij që garantoi finalen e radhës në Ligën e Kampioneve.
Nuk ishte rastësi që UEFA e zgjodhi atë si “Lojtarin e Ndeshjes” dhe jo ndonjë nga autorët e golave, pasi pritjet e tij ishin në momentet kyçe të sfidës. Vetë Kurtua nuk ka gjetur fjalë për të përshkruar përmbysjen e pabesueshme të skuadrës.
“E përmbledh në një fjalë, Real Madrid. Gjithçka është e mundur. Është e pabesueshme. Nuk e nisëm mirë me fytyrë nga porta. Kur filloi pjesa e dytë gaboi Vinicius, por ky moment me tifozët…
E dinim që mund të ndodhte. Kemi eliminuar ekipe shumë të mëdhenj që kanë shpenzuar shumë para. Rrugëtimi ka qenë i vështirë. Sot ishte e vështirë.
Tani kemi shumë entuziazëm për finalen. Çdokush ka dëshirë ta fitojë. Kur Real Madrid shkon në finale, shkon për ta fituar”, tha Kurtua pas sfidës.
Arena e Lajmit
