Lajm i bujshëm nga Spanja, Ronaldo mund të kthehet në Madrid te skuadra e…

Kristiano Ronaldo është emri kryesor i kësaj merkatoje, me portugezin që kërkon të largohet me çdo kusht nga Mançetser Junajtid në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve sërish. Me tërheqjen e Çelsit nga gara, duket se nuk kanë ngelur shumë opsione për portugezin që të zgjedhë.

ronaldo_image_gpo

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, ku “ESPN” raporton se për 37-vjeçarin së fundmi është interesuar dhe Atletiko e Madridit.

Gjithsesi në terma financiar kjo duket pak e pamundur për “Colçoneros”, pasi ata kishin dhe probleme për të arritur te zyrtarizimi i Aksel Vitselit.

Siç thekson media spanjolle, nëse Atletiko kërkon të kthejë Ronaldon në Madrid, atëherë duhet të heqë të paktën dy sulmues nga skuadra.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×