VIDEO/ Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe merr para trafikndarësen

Capture

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit turistik të Linit.

Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, ndërsa trafikndarësja ka hyrë mes përmes.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×