Uanda Nara bën kthimin triumfues në TV, jo më si pjesë e kronikave të gossip për historinë e famshme mes Mauro Ikardit dhe aktores Çina Suarez. Ajo do të jetë përsëri në televizionet e vendlindjes së saj, në Argjentinë, si “eksperte futbolli”.
Angel De Brito, gazetar dhe prezantues i famshëm argjentinas, ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati dhe është gjetur akordi për kthimin e saj në televizionet argjentinase nga ku kishte marrë oferta të ndryshme por të cilat vazhdimisht i kishte refuzuar. Ai saktësoi se bashkëshortja e Mauro Ikardit do të punonte për televizionin “Telefe” dhe do të merrte pjesë në emisione të ndryshme sportive e jo vetëm gjatë vitit.
View this post on Instagram
Por kulmi do të ishte në fundin e këtij viti, pasi ajo do të ishte një nga ekspertet për Botërorin që zhvillohet në Katar, ku shpreson që të shohë si protagonist edhe bashkëshortin e saj.
View this post on InstagramA post shared by Wanda nara (@wanda_nara)
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…