Çfarë do të ndodhë me fëmijët e Shakirës dhe Pikesë pas ndarjes, flet avokatja e këngëtares

Ndonëse nuk u celebruan kurrë zyrtarisht, “divorci” i Shakirës dhe Gerard Pique ka gjasa të zgjasë shumë.

Kjo për shkak të fëmijëve. Pasi ndarja e tyre u bë fakt i kryer, nuk kanë munguar spekulimet se çfarë do të ndodhë më fëmijët e këngëtares dhe futbollistit. U përfol gjatë se Shakira dëshiron të shpërngulet në Miami së bashku me Sashën dhe Milan, mirëpo Pique është një pengesë për këtë vendim.

Së fundmi, avokatja e yllit të muzikës pop është shprehur në një intervistë se ka shpresë që për hir të fëmijëve ish-çifti të arrijnë në një mirëkuptim.

“Ne të gjithë shpresojmë kështu”, tha ajo në një deklaratë për Europa Press.

Deri në këto momente që flasim, avokatja Pilar Mane u shpreh se nuk është arritur një marrëveshje midis mbrojtësit të Barçes dhe autores së hitit “Waka Waka”dhe se negociatat po rezultojnë të vështira.

Agjencia e lajmeve raporton se ylli i muzikës pop ka mbajtur disa takime me avokaten e saj për të diskutuar një strategji në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.

Më herët ju kujtojmë që sipas emisionit në YouTube ‘Chisme No Like’ u bë me dije se mbrojtësi i Barcelonës ka refuzuar një ofertë miliona-dollarshe nga Shakira. Thuhet se këngëtarja në këmbim të kësaj ka kërkuar kujdestarinë e plotë të Sashës dhe Milan.

La alocada vida de Gerard Piqué post separación de Shakira

Në ofertën e majme të autores së hitit “Waka Waka” mësohet se përfshihet fakti që Pique do të lirohej nga çdo detyrim finanaciar ndaj fëmijëve. Këngëtarja zotohet t’i paguaj futbollistit udhëtimin në klasën e parë drejt Miamit për të vizituar fëmijët 5 herë në vit. Madje në këtë propozim Shakira është treguar bujare, pasi i ka propozuar që edhe verën, Sasha dhe Milan ta kalojnë me babain e tyre.

Dhe qershia mbi torte në këtë ofertë është se ajo i ka ofruar të mbulojë 20% të borxhit të futbollistit – rreth 2.5 milionë dollarë – që ai ka për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë. Ofertë kjo e refuzuar nga Pique.

Shakira announces split from soccer star Gerard Piqué

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×