Shënoi 40 gola me Novarën, bomberi shqiptar: Seria C më rri ngushtë ose duhet të më paguajnë trefish

Ëndrra e Katanias në merkato është Dardan Vuthaj, bomber i Novarës që ishte protagonist në ngjitjen e ekipit të tij në Serinë C, duke shënuar 40 gola në një sezon. I pyetur nga “Unica Sport” për të ardhmen ai thotë se e kërkojnë të gjitha ekipet e Serisë C, por do të kërkojë diçka më sipër:

vuthaj_1-1-723x452

“E vërteta është që nuk do të qëndroj te Novara. Sa i përket Katanias, nuk bëhet fjalë që të më bindin, sepse nuk dua të zbres një kategori më poshtë, është e mbyllur si pistë. Por kam qenë i sinqertë me ta, u thashë që kam bërë 40 gola, dhe Seria C më rri ngushtë.

VUTHAJ-2-1200x751

Unë tashmë fitoj shumë, kështu që do të duhet të më paguajnë trefishin. Kjo do të ishte shumë para, pothuajse si në Serinë A. Është e vështirë. Në jetë asgjë nuk është e pamundur, sigurisht, por këto janë shifra vërtet të mëdha. Dua të sqaroj se të njëjtat kushte ekonomike po u vendos edhe klubeve të Serisë C, ku të gjithë më kanë kërkuar”, përfundoi Vuthaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×