“Satelitët do ndalojnë ndërtimet pa leje”, deputetja e PD i kthehet Ramës: Nuk ka ngelur më tokë për të ruajtur, me oligarkët dhe shokët…

308658192 468446408670561 2311839937957660691 N

Deputetja e PD Flutura Açka me anë të një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se me ngritjen e 2 sateltitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti as kushërinj dhe as emër të përveçëm që do luftojë dhe ndërtimet pa leje.

Açka shkroi se “inspektoriati i qiellit, tha sot, për kafazin 1 dhe 2, por çështja është se nuk ka mbetur më tokë për të ruajtur” sepse sipas saj “me oligarkët dhe shokët, atdheun ke rrujt”.

Deputetja shoqëroi postimin e saj dhe me pamje të ndërtesave dhe pallateve të ndërtuara në Tiranë të denoncuar më parë nga opozita si ndërtime pa leje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×