“Një këngë për Ramën 23 mln lekë”, Vasili: Rruaj ç’të dalë nga qindra mln deri tek leku i fundit, kjo është targa e kryeministrit

Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në Facebook, Vasili shkruan se e vetmja gjë që ka bërë qeveria Rama është grabitja e qytetarëve, ndërsa shprehet: Rruaj Ç’të Rruajmë çdo minutë kjo është targa e Ramës dhe rilindjes, pra rruaj c’ të dale nga qindra milionë deri tek leku me i fundit.

Statusi:

RR- Ç- RR, (Rruaj Ç’të Rruajme), targa e Rames dhe Rilindjes!

Rruaj Ç’të Rruajme çdo minute kjo eshte targa e Rames dhe rilindjes, pra rruaj c’ te dale nga qindra milione deri tek leku me i fundit.

RR Ç RR, kur rrembejne 430 milion euro me inceneratoret e plehrave.

RR Ç RR, kur i verviten Kalase se Tepelenes dhe hedhin 4 milion euro se Ali Pasha e ndertoi keq.

RR Ç RR, kur japin tendera sekrete me dhjete fishin e çmimit dhe me 99.99% te çmimit.

RR Ç RR, kur kilometrin e rruges e bejne dhjete here me shtrenjte se Europa dhe Amerika.

RR Ç RR, kur vjedhin qindra milion euro me energjine elektrike.

RR Ç RR, kur harxhojne miliona me satelite!

RR Ç RR, kur paguajne qindra milion euro per anijet nga Bangladeshi, kur energji elektrike prodhojme me bollek ne vend, qe na del e tepron!

RR Ç RR, kur vidhen qindra milion me Koncesione e PPP.

RR Ç RR, kur vjedhin edhe ushqimin ne jetimore.

RR Ç RR kur paguajne nje kenge per Edi Ramen 23 milin leke.

RR Ç RR kur vjedhin edhe per kolltuqe zyrash e per krevat dopio ne zyra.

RR Ç RR kur vjedhin edhe per operacione kozmetike me parate e shqiptareve.

E shihni vetem RR Ç RR jane keta.

#RRÇRR RILINDJA

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×