“Ai deputet që voton amnistinë fiskale, ka votuar krimin”, Berisha: Rama nuk i ka votat, është tërësisht lobim i…

Whatsapp Image 2022 09 30 At 12.33.32

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama nuk i ka votat për të kaluar në parlament amnistinë fiskale.

Ai theksoi se është tërësisht lobim i krimit, nuk ka asnjë lidhje me emigracionin

“Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Ramës ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Edi Rama nuk ka votat për amnistinë. Është tërësisht lobim i krimit, nuk ka asnjë lidhje me emigracionin.

Emigrantët ato para që i kanë i investojnë në vendin e tyre ku janë ose i sjellin dhe i investojnë në Shqipëri. Nuk kanë asnjë vështirësi t’i sjellin ato para dhe t’i investojnë. Është spekulim, është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilët është i lodhur dhe po dalin çdo ditë në pah. Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×