Liverpool, në tratativa të avancuara me lojtarin e Leverkusen

Liverpool duket se e ka seriozizht për Jeremie Frimpong. The Reds do të ndajnë rrugët me Trent Alexander-Arnold në fund të sezonit dhe kështu ka nisur kërkim për të gjetur futbollistin e duhur për krahun e djathtë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, anësori holandez i Bayer Leverkusen është prioriteti kryesor.

Sipas ESPN, Liverpool është në negociata të avancuara me Frimpong dhe me një klauzolë prej 35 milionë euro në kontratë, ata mund të zhbllokojnë marrëveshjen në çdo kohë.

Për Frimpong nuk do ishte hera e parë që do luante në Angli pasi më herët është aktivizuar në radhët e të rinjve të Manchester Cityt.


“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×